Frymor ti, frymorë qentë
Të dy bashkë ruani dhentë
Po kush eshtë çoban i denjë
Dëgjo pak këtë rrëfenjë:
Ti je roje, apo jo?
Dhe në stane rri për to
E merr qumështin, leshin, mishin
Dhe prej tyre nxjerr shumëfishin
Edhe pse roje u quajte
Bën kurban ato që ruajte
Për dhentë e tua mor’ çoban
Qeni yt bëhet kurban. – Fatmir Muja