Nëse mund të jetosh në Tokë pa e humbur Qiellin
Ta ruash borën në malet e zemrës, por zemra të mos e humbasë Diellin
Të jesh i dashuruar, por të mbetesh i palidhur
Të jesh i pafrikë, por të mbetesh zemërdridhur
Degët t’i lartësosh kah Qielli, pa i harruar rrënjët në Tokë
Të mbetesh i shoqëruar edhe me ata që s’i quan shokë
Të mbetesh vetmitar edhe kur i vetëm nuk je
Të mbetesh i miqësuar edhe kur afër miq nuk ke
Ta kuptosh se ti je mirë gjithmonë, është veç trupi që ndonjëhere dhemb
Ta dish se je pa vend, por nga të gjitha vendet vjen
Ta dish se ti je jovend, por vendi për ty është bërë
Jeta është festë e jo ndarje, kur ti vetë je I TËRË. ~ Fatmir Muja