Çdo dëshirë është një zinxhirë
A mund të lidhesh dhe të jesh i lirë?
Mendimet vijnë pareshtur por ti qëndro i heshtur
Ti s’je pjesë e rrobave, edhe pse je i veshur
Kujtesa jote është varr nëse zemra nuk zgjohet
Guri i këtij varri është mendimi nga i cili zemra rëndohet
Nuk do të thotë të mos mendosh, por të mos jesh veç një varr me gurë
Kur të kesh pirë ujë në Burim, ujërat e ndotur s’do t’i duash më kurrë
Nga dëshira është bërë trupi yt, për këtë s’ka mjaftuar një qenie, por dy
Jo të mos kesh dëshira, dëshirat të të mos kenë ty. ~ Fatmir Muja