Kjo dynjo prej dritës mbahet
Drita kurrë prej prushit s’ndahet
E në prush kafja kur piqet
Mos me rujt, ene digjet
Me u djegë kafja, ej vAllah
Me u djeg zemra ō gjynah
Se kur zemrën e merr flaka
E humb’ shijen ene kafja
Po kush s’digjet, nuk bon dritë
Mo mirë djegun se pa shpirt
Kush s’e ndien ‘i herë flakën
Pa dashni ka me pi kafen
Pse janë bashkë drita e flaka
Pse janë nda gjumi e kafja
Bo’ ‘i kafe mer’ danoç
Se k’to gjona s’thuhen troç.

Mbushe xhezvenë me bismilah
Zemra s’fle kur ka sevda
I Lumi Zot m’dha nafakën
Me qëndisë me bejte natën
Kush s’u dogjj prej flakës vetë
As sa kafja s’ka kimet
Zjarmi nezet, flaka shihet
Po pa t’djegë, msheftësia s’dihet
Ja Rabi na e shto dijen
Mos me folë pa e ndi’ shijen
Shif sa t’dush kafen n’filxhon
Nuk e din a osht tamom
Ene pse sheqer ke shti
S’ombëlsohet pa e përzi
Kështu osht zemra e insonit
Si sheqeri n’fund t’filxhonit
Ma e keqja derexhé:
“Sheqer ke, i omël s’je.”

Janë dy gjona mer ashik
Nga të dyjat gjumi ikë
Njona ka emnin dashni
Tjetra kafe, ç’inë don ti?
Me njet t’keq nuk të py’ta
Se pa t’parën s’vlen e dyta
N’daç me bo noj sevap
Mos i le rob’t pa xhevap
Mo mirë syni pa qerpikë
Se ashiku pa ashik
Po vazhdojmë ne muhabetin
S’janë ca gjona për krejt miletin
E kush don me ditë mo shumë
M’Tironë ka përherë bujrum
E pret kafja në filxhon
Ej vAllah e shumë selom!

Fatmir Muja

P.s.
Që këto bejte të jenë të ndjeshme edhe për dashamirësit që s’janë të familjarizuar me të folmen e vjetër të Tiranës, i jemi përmbajtur dialektit tiranas vetëm tetëdhjetë përqind, duke konsideruar që njëzetpërqindëshi tjetër nuk ia humbet shijen bejtes, por mbetet si erëza që shtohet për hatër të mysafirëve. Për kuptimin e arkaizmave (fjalëve të vjetra), mund t’ia dërgojmë një fjalorth shpjegues secilit kureshtar. ~ www.fatmirmuja.al