Po të ishim dashur
Për marrëveshje nevojë s’do të kishim pasur
Të dashurit s’kanë përse të merren vesh për diçka
Zemrat në asgjë mund të gjejnë Gjithçka
Gjuhët e gjithë botës, kur s’duhemi, nuk vlejnë
Marrëveshje mund të bëjnë zemrat që nuk ndiejnë
Në dashuri zemrave s’u duhet marrëveshje
Se të dashurit lojën s’e shndërrojnë në ndeshje
Pa sfondin e heshtjes, s’ekzistojnë as fjalët
Nga lutjet e të dashurve tunden edhe malet
Miliarda gjallesa s’i ushqen njeriu
Dhe prapë për marrëveshje ka nevojë fatziu
Aman, ç’marrëveshje të duhet ore i mjerë
Pa shihi një çikë frymorët e tjerë:
Me llojin e vet jetojnë në harmoni
Se zemrave të veta nuk u bëjnë tradhti
Po s’e hape zemrën, me veten je ndesh
Me asnjë marrëveshje s’do të merresh vesh. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2020