Në Hartën e Paracaktimit
Dy rrugë janë, s’bëhen tri
O me mua në mungesë
O me mua në prani
Plaga s’vjen për shkak të dhembjes
Dhembja vjen për shkak të plagës
Dita vjen për shkak të diellit
Dielli s’ikën për shkak të natës
Në këtë Hije që vjen nga Drita
Ekziston vetëm Prania
Në dy rrugët je i humbur
Nëse s’ecën nga Dashuria. ~ Fatmir Muja