Është ardhje, por jo mbërritje
Është ikje, por jo largim
Është vetëm takim trupash
Shpirtrat bashkë janë në Pafillim
Është prani, por s’është plotësim
Është mungesë, por s’është nevojë
Aq sa e gjen zemrën te tjetri
Po aq zemra do ta dojë. ~ Fatmir Muja