Nëse duhet, me lotët e tu gatuaje bukën e dhuroja botës
Në dheun e trupit tënd mbill lule që aromë t’i japësh Tokës
Bëhu kurban në çdo çast si fara e fshehur në dhé
Kur është e gatshme të çahet, lulëzon një jetë e re
Në qenien tonë është mbjellë zemra jonë si farë
Ajo është me ne, por ne nga ajo jemi ndarë
Jo nga dhënia, por nga mosdhënia zemra brenda trupit shuhet
Një tokë që nuk jep ujë, burim nuk mund të quhet. ~ Fatmir Muja