Merr sot kafshatat nga kjo sofër që nesër brenda teje të lindë gëzimi
Nëse sofra është e rëndomtë, nuk është edhe ushqimi
Nëse rimat janë monotone, s’besoj të jetë edhe kuptimi
Rrugën nga të tjerët mund ta mësosh, por vetë duhet të udhëtosh
Mjalti është i ëmbël vetëm atëherë kur ta shijosh
Ëmbëlsia e tij nuk është as te ti e as te bletët
Shija është te takimi që brenda qenies i zgjon jetët
Shpresa është veç mendim mes teje dhe një qëllimi
Po s’ndjeve uri, mendja s’rri tek ushqimi,
Po s’të dogji etja, nuk nisesh te burimi,
Po s’të dogji malli, s’është i bukur takimi. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2009

Artwork by FM Production