Mos iu bëj gjemb trëndafilit
Se ai gjemba ka mjaftueshëm
Dynjaja u shfaq nga sprova
A mund të jemi të pasprovueshëm?
Veç një stinë kjo botë ka
Pastaj ikim për të mos u kthyer
Si mund të niset te trëndfili
Një bilbil me krahë të thyer?
Kaq e shkurtër është dynjaja
Sipër dheu shpejt do na bjerë
Kur mund të bëjmë trëndafilishte,
Pse jetojmë në tokë të djerrë? ~ Fatmir Muja