Çdo largim
me Ty më afron
Çdo ndarje
me Ty më takon
E Jotja është çdo derë ku trokas
I Yti është çdo Emër i Bukur që thërras
Me Fjalët e Tua çdo zemre i flas:
“Aman, ç’dashuri është ajo
kur dashuronjësi braktiset?
Ç’rrugëtim është ai
kur rrugëtari mbetet aty ku niset?
Asnjë trup i lindur
në mitër dot nuk kthehet,
Po trupi që udhëton pa zemër
nuk mund të mos gënjehet
Me trup mund të shkosh
ku ka kohë e hapësirë,
Ku nis me “të dua”, mbaron me “lamtumirë”,
Mungesa të bën keq, prania të bën mirë
Nëse dashuri e quan këtë gjë,
Me fjalët e mia mos humb kohën më.” ~ Fatmir Muja
Artwork by Salma Arastu