Për hir të dashurisë Hënës i jep dritë Dielli
Toka s’i thotë “jo” dritës që vjen nga Qielli
Zemra e dashuruar është si hënë e plotë
Pranisë së Të Dashurit kurrë “jo” nuk i thotë
Le të zbresë në zemër gëzimi a pikëllimi
Rëndësi nuk ka gjendja, mjafton veç takimi
Takimi i të dashurve s’bëhet me hamendje
Dashuria të bukur e ka bërë çdo gjendje
Se kur ndizen zemrat, vdes çdo errësi
Gjëra të pavlera s’ka në Dashuri
Ashtu si çdo frymë, ka vlerë çdo kafshatë
Bëhu diell çdo ditë, bëhu hënë çdo natë. ~ Fatmir Muja