Mos ma fshini lotin!
Vetëm gjërat e papastra duhen fshirë
Nuk gjen në Tokë si loti një pikë uji më të dëlirë
Brenda trupit jetojnë e vdesin plot ushqime
Prej tij papastërtitë dalin prej çdo vrime
Veç vrimëzat e syve papastërti s’nxjerrin
Lotët janë çlirim, lereni le të rrjedhin
I papastër loti bëhet duke e prekur
E qara i mungon veç zemrës së vdekur
I vetmi është loti që ndotet duke e fshirë
Mbas qarjes, e qeshura bëhet më e mirë. ~ Fatmir Muja
www.fatmirmuja.al 2020