Natyrisht!
Nuk mund të jesh më shumë se dështak
Kur diçka vlen shumë dhe ti e vlerëson pak
Çdo gjë në ekzistencë ka ndëshkimin e vet
I ndëshkuar mbetet ai që di, por s’flet
I poshtëruar mbetet ai qe flet, por s’di
E më i dështuari, i dituri pa urtësi
Si ushqim pa shije në ekzistencë mbahet
Si i sharë jeton, edhe kur nuk shahet
Kurrë mos e bëj veten një ushqim të tillë
Tjetrit i bën keq, veç kur vetë s’je mirë
S’ka gjendje më të mjerë në botën e dijes
Të duhesh për shkak të urisë, e jo për shkak të shijes. ~ Fatmir Muja