Ti çoban për gjendjen tënde
Mos e bëj me faj askënd
Paske ruajtur dhent nga ujku
Që t’i çosh në barkun tënd
E ç’kujdes na qenka ky
Të jetosh veç për ushqim
Ç’të dallon ty nga ujku
Nëse ke t’njëjtin qëllim?
Për trup veten e mendove
Dhe frymove për të ngrënë
Por sado të ushqehesh
Mishi yt ka për të t’lënë
Trupi tokën ka atdhe
Dhe jeton pa mërguar
Mirëpo Fryma që mban trupin
Nga Shtatë Qiejt ka udhëtuar
Kur kjo Frymë në atdhe kthehet
Mish as ajër s’t’udhëton në fyt
Leshi i dhenve hyn në punë
Më shumë se krejt trupi yt. ~ Fatmir Muja