Ti që gjakun e ke bërë ngjyrë për ta shkruar Poezinë e Gjallë
Për fjalët e tua e gjithë ekzistenca ndien mall
Për Lutjet e tua Qiejt qajnë e Toka nga mallëngjimi çahet
Edhe kur largohesh nga bota, ajo nga ti nuk ndahet
Vdekja në ty vdes, jeta në ty ndërrohet
Trupi yt s’asgjësohet edhe kur dheut i bashkohet
Edhe po u copëtua zemra, Dashuria s’njeh ndarje
Gabimi nuk ndodh në dhënie, gabimi mund të bëhet në marrje
Ti je Poezi e Gjallë, dëshmor i rënë në Dashuri
Vargjet e tua vlejnë aq sa ke dashuruar ti. ~ Fatmir Muja