Çdo gjë që rritet, ka diçka për vetëruajtje
Jo të mos vuajë, por ta përballojë çdo vuajtje
Një arrë e mbështjellë dy herë, stinëve u bën ballë
Lëvozhga e parë i vdes, por fruti i mbetet gjallë
Kush ia di vlerën vetes, njeh mbështjellësit e vet
Kush ia njeh vlerën fjalës, di edhe kujt i flet
Kush ia njeh vlerën shpirtit, veten e mban të dëlirë
Edhe kur ka dëshira, mbetet Qenie e Lirë
Mbështjellësit që ruajnë zemrën janë lutja e dhurimi
Aty ku s’i lihet vend Dashurisë, boshllëkun e ze dëshpërimi
Je mërzitur?
Epo, ca gjëra i ke thirrur edhe pse s’i ke pritur
Sëmundjet përjetohen shkaqet pa ua ditur
Brenda dhembjes sate ke edhe shërimin
Ndarja do të dhemb aq sa e ndien takimin. ~ Fatmir Muja
2020