Përse do të doje ta ktheje kohën?
Koha kurrë nuk ka qenë e gabuar
Janë veprimet ato që të kanë bërë të jesh i dështuar
Të thuash “ah sikur…”, s’do të thotë se je mençuruar
Do të thotë që egoja është lidhur me diçka të mbaruar
Një lule nuk gabon në kohë, ajo në stinën e saj çel
Nga fara gufojnë petalet, aromë botës i sjell
Bëhet ushqim për bletët, pastaj natyrshëm thahet
Por kurrë për të shkuarën nuk ankohet as qahet
E mjerë është ajo zemër që lidhur me botën mbahet
Mbasi të ketë mbaruar takimi, s’di kur dhe si të ndahet
Kur të ketë mbaruar një gjë, bëje ndarjen të bukur
Takimi mbetet i vlefshëm, kur ikën në kohën e duhur. ~ Fatmir Muja