Kur je miell i mirë, por brumë i papjekur
S’je as për të të prirë, e as për të të ndjekur
S’je as për të të ngrënë, e as për të të lënë
S’je as për të të mbajtur, e as për të të përzënë
Si i bëhet pra kësaj pune “as, as”?
Hyr në zjarrin tim dhe piqu me masë!
Ngjalli brenda vetes Nëntëdhjetë e Nëntë Emra
Jeta jote vlen aq sa do të ndiejë zemra. ~ Fatmir Muja