Ti që mjaltin e do e thumbin e urren
Do të ndieje ëmbëlsi nëse dhembjen s’e ndien?
Po të ishe lule, bleta s’do të të thumbonte
Do të ushqehej me ty, por ty s’do të të dëmtonte
Aman leri ankimet, mos bëj si i marrë
Ç’faj na paska bleta që ti nuk ke nektar?
Thumbin që ti s’e do, është ai që mjaltin ka bërë
Dashuria s’është gjysmë, o hiç, o e tërë. ~ Fatmir Muja
www.fatmirmuja.al Tiranë 2019
Artwork by Roz