Me lotët e përgjakur të ashikëve mbushet Deti i Pafund
Ashku ka mbetur kudo, dashuronjësit askund
Sado të marrësh uji nga deti, sasia e tij nuk pakësohet
Sado të të japë mall dashuria, ekzistenca nuk shterohet
Për takim me Oqeanin, të gjitha burimet ndiejnë mall
Sa më të mëdha të jenë pengesat, rrugëtimi bëhet më i gjallë
Ku shkohet me zemër, ti je vetë vendmbërritja
Ku shkohet veç me trup, s’të duhet arritja. ~ Fatmir Muja