Shumë festa do të të vijnë, të dashurit pa i pasur pranë
Hyr në zemrën tënde se gjithnjë të dashurit aty janë
Uroji të gjithë me fjalët më të ndjeshme të ekzistencës
Ata që ndahen prej dynjasë, nuk ndahen edhe prej Prezencës
Festo me ta brenda zemrës, aty është toka me shtatë qiej
Zemra që ruhet në zemër, festën me ty do ta ndiejë
Dikur do të qeshësh me dikë për të cilin qave dikur
Çfarë ruhet në varr, kalbet, çfarë ruhet në zemër, kurrë
Trupat janë për tokën, shprtrat janë për qiellin
Nuk vdesin kurrë zemrat që lot në sy na sjellin
Festo me lotët e tu që pikojnë mbi shpirtrat e tyre
Nuk mund të hysh në parajsë, në zemrën tënde po s’hyre
Takoji të dashurit aty ku festa gjithnjë të pret
Kush agjëron dynjanë, iftar bën në xhenet. ~ Fatmir Muja “Fjalët e një kalorësi”