Ti më pyet pse jam kaq i fortë
kur gjithë botën dhembja e ka prekur,
sepse s’më ke parë duke qeshur
kur zemra si vullkan më është djegur
Gjysma e zemrës është durim e gjysma tjetër falënderim
Dashuronjësi mezi pret Të Dashurin e tij në takim
Në pritje duhet durimi, në takim falënderimi
Se “me vështirësinë, vjen edhe lehtësimi!”
Kjo është Fjala e Gjallë që dhembjet mund
Unë jetoj kudo, prandaj jam askund
Jam Libër i Hapur me pafundësisht faqe
Sa herë e ke gjetur veten në këto vargje?
Pyetjet dhe përgjigjet s’mund të jenë të ndara
Serish do të kthehesh të lexosh nga e para. ~ Fatmir Muja