O ti shpirt i ndjeshëm!
Vetëm ai çelës që hap drynin është i vlefshëm
Një farë sado të jetë e mirë,
mirësinë e shfaq vetëm duke mbirë
Një lule mban gjithmonë nektarin brenda vetes
Por mjalti shfaqet vetëm kur lulja përqafohet prej bletës
Një zemër mund të ruajë miliona perla në brendi
Por ato s’vlejnë për asgjë, po ngelën në fshehtësi
Gjithçka do të blesh, nëse asgjë s’do të falësh
Vetëm duke i dhënë botës, nga bota do të marrësh
Në zemrat e të tjerëve do të hysh, kur zemrën tënde ta hapësh
Më mirë është të gabosh në dhënie se sa fare të mos japësh
Gjithçka në ekzistencë dëshmohet vetëm duke u shpalosur
Dhembjen nuk mund ta njohë një zemër e paplagosur
Hape drynin e zemrës, shpalose bukurinë
Ku ka plagë më të bukur se ajo që dëshmon dashurinë? ~ Fatmir Muja