“Bëhu!” tha Dashuria dhe Zemra për të dashur u bë
Dielli i jep Tokës, por kurrë nuk i kërkon gjë
“Ndizu!” tha Dashuria dhe Dielli u shfaq i përflakur
Një zemër që dashuron, mbetet gjithnjë e hapur
Për ta ndier se jeta nuk ka asnjë gjë të kotë
Mjafton që zemra të rrahë për çfarë ka ardhur në botë. ~ Fatmir Muja