Me gjakun e qenies sime në pëlhurën e shpirtit tënd kam shkruar
Kam mbetur gjithnjë afër teje, edhe kur jam larguar
Largësia nuk na ka ndarë, kur afërsia s’na ka bashkuar
Këpucët kur na janë përshtatur, këmbët kemi harruar
Kur hapat kemi hedhur, për ecjen s’kemi menduar
S’është e nevojshme ta themi nëse ishim në të drejtë a gabim
Rëndësi ka ta kuptojmë se pasojën ka çdo veprim
Çlodhjen e gjejmë në shtëpi, e jo në udhëtim
Gjërat mbarojnë në fund, por fundi nuk është mbarim. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2015