Malli më mori për netët
kur hëna ndahej e ne bashkoheshim,
Gjithë bota ruhej brenda nesh,
edhe pse nga bota largoheshim,
Qaj për netët e përndritshme
kur koha nuk matej me orë,
Krojet dhe detet e gjithë Tokës
nuk shprehin dhembje sa një lot njerëzor,
Emri i Të Dashurit çdo lutje e bën të bukur,
Dashurinë do ta gjesh kur veten ta kesh humbur. ~ Fatmir Muja
www.fatmirmuja.al 2017