Si je?
Kur thua “je”, “si” ka pak rëndësi
Ti je si unë, aq sa unë jami si ti
Këtu jam për t’i provuar të gjitha gjendjet
Plagët janë të reja për aq sa jetojnë dhembjet
Dhembjet janë të gjalla, aq sa ka gjallëri zemra
Ilaçet shërojnë edhe po i lamë pa emra
“Si je?” është pyetje që kurrë përgjigja nuk i jepet
Se sapo bëhet pyetja, zemra ndryshon gjendjet
S’mund të jetë e fortë zemra e pasprovuar
S’lartohen degët e pemës që rrënjët s’i janë thelluar
Vlera e një ngjarjeje s’matet me kohëzgjatje
Ndjenjat gjithçka masin, por vetë janë pa matje
Nëse nga këto vargje ndopak u rrëmbeve
Kohëzgjatjen s’e mate, për shkak se i ndieve
Si je?
Kjo pyetje është për “unin” që ende s’është bërë “ne”
Kur “unet” tona në “ne” të jenë mbytur
Nuk mbetet askush askënd për ta pyetur. ~ Fatmir Muja