Kur nxjerr një dhëmb,
gjuha te vendi bosh ka për të vajtur
Sa ka jetuar dhembja, gjuhën e dhëmbin bashkë i ka mbajtur
Kur ajo ikën, me vete nuk e merr edhe shprehinë
E ç’thua për një zemër që dhemb dhe kurban bëhet për dashurinë?
Kur as toka me qiej nuk e mbushin boshllëkun e ekzistencës
Mungesa bëhet dhembje që ikën veç nëpërmjet prezencës
Nga çdo gjë,
dhembja largohet kur të mos jetë i pranishëm shkaku nga i cili nis
Por ama veç në dashuri dhembjet pushojnë nëpërmjet pranisë
Po s’qe i pranishëm shkaku që dhembjen e ka bërë të qenësishme
Kush vjen e kush ikën, për zemrën s’është e rëndësishme
Pasojat bëhen të paqena, nëse mungojnë shkaqet
Dashuria është Shkak për të gjitha sëmundjet dhe ilaçet. ~ Fatmir Muja