Asgjë nuk mund të të plotësojë përveç zbrazëtisë. Egoja nuk mund ta durojë boshllëkun dhe shpërfilljen sepse dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe jeton me prirjen për t’u vlerësuar nga të tjerët, prandaj njerëzit kanë frikë nga vetmia. Vetmia është ilaç për të udhëtuar nga periferia në Qendrën e Qenies. Vetënjohja i jep vlerë çdo njohjeje, ndërsa mosnjohja e vetes pamundëson çdo lloj njohje, pavarësisht përceptimit shqisor. Thënë figurativisht, duke njohur veten, mund ta njohësh edhe një merimangë që nëpërmjet thurjes së fijeve krijon periferinë, por vetë mbetet në qendër. ~ Fatmir Muja