Tani që qielli i shpirtit copëtohet
E hana e gjakosur nga malli ndahet
Edhe po u mbushën krejt detet me lot
Gjynahu i mungesës më nuk mund të lahet
Sexhadet ndiejnë mall ta takojnë një ballë
Mall ka trëndafili për një nuhatje
Kokrrat e tesbihëve ndiejnë mall për një dorë
Malli e ka marrë derën për një hapje
Kush ta ka bërë zemrën të ndihet plot
Të bën të pikëllohesh nga karrigia bosh
Kujtimet nuk vriten, por kujtimet vrasin
Ama po s’u vrave, nuk mund të gjallërosh
Malli i ka marrë rrugët për një ecje
Dhe për një lexim mall po ndiejnë germat
Loti dhe deti kanë të njëjtën shije
Dynjaja ka vlerë aq sa duhen zemrat. ~ Fatmir Muja